Është arrestuar një 54-vjeçar nga Tetova me dyshimin se ka hedhur thasë me mbeturina në lumin Shkumbin, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Më 30.06.2026 në ora 18:00 në rrugën “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S. (54) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “Ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal”, thuhet në buletinin e policisë.
Rasti është raportuar në polici pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihet një person duke hedhur qese me mbeturina në lumin Shkumbin, pranë rrugës ‘Vidoe Smilevski-Bato’, me një makinë pasagjerësh.
Siç njofton policia, pas gjetjes dhe ndalimit të autorit, ai e ka pranuar veprën në një intervistë zyrtare.
Prokurori publik është njoftuar për rastin dhe pas dokumentimit të plotë, kundër personit do të ngrihet një padi përkatëse.