Escobar: Shpresoj se sanksionet nga SHBA-të do ta ndihmojnë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër korrupsionit

Shpresoj se kjo do ta ndihmojë qeverinë në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin, tha për Zërin e Amerikës zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret pasoja politike pasi SHBA-të e vendosën kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në listën e zezë për shkak të korrupsionit të masiv, transmeton Portalb.mk.

Koordinatori kundër korrupsionit i Departamentit të Shtetit, Richard Nephew, tha se masat synojnë të demonstrojnë mbështetjen e SHBA-së për sundimin e ligjit dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

“Sa herë që po flisni për diçka që përfshin kufizime ose sanksione të vizave, gjithmonë do të ketë pyetje në lidhje me efikasitetin. Mendoj se në përgjithësi, megjithatë, ne kemi qenë në gjendje të tregojmë rezultate të rëndësishme në drejtim të ndihmës së aktorëve të shoqërisë civile dhe të tjerëve që nuk janë vetëm. Dhe se kur përballen me aktorë të korruptuar, kanë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, tha Nephew për redaksinë shqiptare të Zërit të Amerikës.

Ai shtoi se nuk ka dallim nëse sanksionet i referohen një zyrtari të dikurshëm apo aktual.

“Përsëri, një pjesë e arsyes që ne i bëjmë këto gjëra është për të mbështetur aktorët e shoqërisë civile, për të mbështetur ata që po përpiqen të mbajnë përgjegjës aktorët e korruptuar,” tha ai.

Dje, Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të lartë.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler përmes rrjetit social Facebook thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë kundër kujtdo që cenon sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH)Gabriel Escobar - EskobarKorrupsion - RyshfetRamis MerkoShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)
Comments (0)
Add Comment