Edhe një dështim për konstituim të Kuvendit të Kosovës, u refuzua votimi i fshehët për kryetar

Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë. Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlmentare, përveç LVV-së. Vazhdimi i nëntë i seancës është përmbyllur pas dështimit të votimit të për formim të komisionit ad-hoc për votim të fshehtë. Nga 110 deputetë prezentë, vetëm 55 deputetë votuan, 54 për dhe 1 kundër, raporton Koha.net.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se propozimi i VV-së për votim të fshehtë për kryeparlamentar është e paligjshme dhe jokushtetuese.

Sipas Krasniqit, i cili foli pas dështimit tjetër të seancës konstituive, është e turpshme dhe fyese ajo çka ndodhi sot në Kuvend.

“VV-ja bëri shkelje të hapur kushtetuese. Në kohën kur ka filluar votimi dhe ka dështuar disa herë, është e paligjshme dhe jokushtetuese propozimi për votim të fshehtë. Po më vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin, po e keqpërdorin. Më arbitrare është se VV-ja po e konsideron më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa Kuvendin e qeverinë. Është e turpshme, fyese. Duke mos i pasur numrat për kryeministër, Kurti ka vendosur ta vazhdojë talljen edhe me deputeten Haxhiu. Kur ka dy kandidatë ka kuptim votimi i fshehtë”, ka thënë ai.

PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja janë shprehur kundër votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke thënë se kjo është shkelje e Kushtetutës.

AAK partiaAlbin KurtiLDK partiaLumir AbdixhikuMemli KrasniqiParlamenti – Kuvendi i KosovësPDK KosovëQeveria e KosovësRamush HaradinajVetëvendosjeZgjedhje në Kosovë