Në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” në Shkup janë larguar edhe 27 të punësuar tjerë, në një periudhë kur të punësuarit kanë ndërprerë protestën treditore, transmeton Portalb.mk.
Ndërkohë, drejtoresha e kësaj ndërmarrje, Kosana Mazneva, ka shkarkuar sot edhe 27 persona tjerë të cilët kanë qenë të punësuar në pozita të ndryshme në këtë ndërmarrje.
Punëtorët e “Higjienës Komunale” në Shkup sot e kanë ndërprerë protestën, konfirmuan për Portalb.mk nga Sindikata e Higjienës komunale, ndërkaq kërkesat për kthimin e punëtorëve të përjashtuar, rritje të pagave dhe stazh të beneficuar vazhdojnë të vlejnë dhe do të kërkohen në ditët në vijim.
Punëtorët e Higjienës Komunale Shkup prej 7 korrikut protestojnë në shenjë revolte ndaj menaxhmentit pasi që siç thonë ata, i kanë larguar dhjetëra punëtorë, por edhe se nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagës, K-15 dhe stazh të beneficuar.
Kosana Mazneva u emërua drejtoreshë nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska më 12 korrik të vitit 2022, pasi paraprakisht u shkarkua asokohe drejtori i vetëm shqiptarë i ndërmarrjeve publike të Qytetin e Shkupit, Zudi Koka për shkak të incidentit gjatë protestave antievropiane në Shkup, ku vëllai i tij kishte gjuajtur me armë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
- Gjithçka që ndodh në lidhje me rastin mund të ndiqni LIVE në Facebook-un e Portalbit si dhe në këtë LINK.
[…] Ndryshe, dhjetëra punëtorë të Higjienës Komunale Shkup prej mbrëmjes së 7 korrikut (e premte) deri në mesditën e 10 korrik (e hënë) kanë protestuar dhe refuzuar të dalin në terren për t’i kryer detyrat e punës, për katër kërkesa kryesore, gjegjësisht kthimin e 7 punëtorëve të përjashtuar nga puna pa arsye, harmonizimin e rrogave me rrogën minimale, regres të pagës (K-15) dhe stazh të beneficuar. Me anë të forcave të njësive speciale, drejtoresha e ndërmarrjes në natën mes 9 dhe 10 korrik i nxori 4 kamionë nga hapësirat e ndërmarrjes, ndërkaq të nesërmen me rekomandim të Sindikatës punëtorët u rikthyen në terren. Pasdite, drejtoresha shkarkoi edhe 27 të punësuar tjerë. […]