Dogana e RMV-së ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve

Ekipi mobil i Drejtorisë doganore gjatë fundjavës ka parandaluar kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve, njoftoi Drejtoria. Transportuesi, por edhe pronari i mjetit transportues, nuk e ka deklaruar mishin me deklaratë doganore dhe ascertifikatë veterinare, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në njësinë doganore Bogorodicë në hyrje të vendit nga Greqia. Në kamionin me targa greke, me dokument doganor janë deklaruar 28 pako me ujë, byrekë, sallata dhe speca.

Për të kryer kontroll të detajuar, automjeti është transferuar në një magazinë doganore, ku pas fillimit të kontrollit, transportuesi ka deklaruar se ekziston edhe një produkt tjetër i padeklaruar – mish derri i ngrirë, vlera e të cilit, sipas dokumenteve të bashkangjitura shtesë ishte 11 mijë euro.

Pas kallëzimit penal është dhënë aktgjykimi për veprën penale kontrabandë me mallra.

DoganaDrejtoria e doganave RMV