Disa pjesë të Shkupit sot pa rrymë

Disa pjesë të Shkupit, përkatësisht pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom në Shkup, sot do të mbeten pa rrymë, transmeton Portalb.mk.

EVN Maqedoni njoftoi se, në periudhën prej orës 08:00 deri ora 14:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga Kampi për Stërvitje Vardar dhe Ndërtesat banesore te Kampi për stërvitje Vardar.

Nga ora 09:00 deri ora 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshtrat Taor, Studeniçan, Moranë, Novosellë, Gradovc, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Zelenikovë.

Ndërsa në periudhën prej orës 08:00 deri ora 16:00, shfrytëzuesit e rrugës 2 në Lisiçe të Poshtme.

Energjia elektrike - rrymaEVNShkupi