Dështoi përpjekja e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as sot në përpjekjen e 12-të me radhë, raporton Portalb.mk.

Seanca filloi me tentimin e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Lista Serbe që të bëjë propozimin e vet për komision, por ata nuk pranuan që të propozojnë kandidatët dhe nuk morën pjesë në votim.

Pas kësaj, me 56 vota për, 1 kundër nuk pati kuorum për formimin e komisionit dhe Dehari bëri të ditur se seanaca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 9 maj.

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar më 15 prill.

KosovaParlamenti – Kuvendi i Kosovës