Danimarka, Franca dhe Gjermania po dërgojnë aeroplanë luftarak për të mbrojtur Poloninë

Aleatët e NATO-s paralajmëruan sistemim të trupave dhe aeroplanë luftarak shtesë në krahun lindor të aleancës, pasi më shumë se dhjetëra dronësh hyrën në hapësirën ajrore polake të mërkurën, raportoi BBC, njofton Portalb.mk.

Danimarka, Franca dhe Gjermania tashmë iu bashkëngjitën misionit të ri për mbështetje të Polonisë, ndërsa pritet që edhe anëtare të tjera të kyçen. Danimarka do të dërgojë dy aeroplanë luftarak F-16 dhe një anije ushtarake, Franca tre aeroplanë “Rafal”, ndërsa Gjermania katër “Eurofajter”. Britania, madje, kumtoi se është “tërësisht e përkushtuar” në përforcimin e operacionit “Eastern Sentry” dhe se së shpejti do të japë më shumë hollësi.

SHBA-ja dhe aleatët evropian e mbështetën Poloninë në seancën urgjente të Këshillit të Sgurimit të KB-së në Nju-Jork.

Moska, madje, konfirmoi se dronët nuk kanë mundur të mbërrijnë deri në Poloni për shkak të rrezeve së tyre të kufizuara të veprimit, duke akuzuar aleatët evropianë të Ukrainës se po e nxisin krizën.

Njëkohësisht, Rusia dhe Bjellorusia i filluan stërvitjet e rregullta të përbashkëta ushtarake, të cilët i mbajnë në çdo katër vjet, ndërsa një pjesë e tyre po zhvillohen në afërsi të kufirit me Poloninën dhe Lituaninë.

DanimarkaNATO (M)Polonia