Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në RMV

Çmimi i benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet me një denar, ndërsa Eurodizel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulen me një denar, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri i një litri Eurosuper BS-95 do të jetë 75 denarë, ndërsa një litër Eurosuper BS-98 do të kushtojë 77 denarë.

Eurodizel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojnë nga 69.50 denarë.

Çmimi i mazutit do të rritet gjithashtu me 0.533 denarë për kilogram dhe do të kushtojë 39.945 denarë.

Me këtë vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten mesatarisht me 0.24 përqind krahasuar me vendimin e 28 korrikut 2025.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta