Çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

Nga mesnata e sotme, çmimet e karburanteve do të jenë më të ulëta. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i benzinave ulet për 7 denarë për litër, ndërsa ai i naftës do të jetë më i ulët për 5,5 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Kështu, nga mesnata benzina Eurosuper BS-95 do të shitet për 86 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 88 denarë, ndërsa nafta do të shitet për 94,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për 6,5 denarë dhe do të jetë 103,5 denarë për litër.

Për 6,261 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i mazutit, i cili nga mesnata do të shitet për 49,312 denarë.

Me këtë vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 7,51 përqind.

Në vendimin e KRRE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për uljen e normës së TVSH-së për derivatin e naftës Eurodizel në 10 përqind, si dhe uljen e akcizës për 2 denarë për litër për benzinat Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 dhe për 4 denarë për litër për Eurodizelin.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta