Çmime të reja të derivateve në RMV, në mesnatë do të hyjnë në fuqi

Nga mesnata, karburantet do të shiten me çmime të reja, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Benzinat shtrenjtohen për 3,5 denarë, ndërsa dizeli lirohet për 2 denarë.

Me këtë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 100,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 102,50 denarë për litër.

Çmimi i dizelit, ndërkaq, do të jetë 99 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 4,5 denarë për litër dhe do të shitet me çmim prej 109,50 denarë.

Çmimi i mazutit rritet për 2,242 denarë për kilogram dhe do të jetë 48,243 denarë.

Me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 2,86 përqind krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e mëparshëm të 7 shtatorit 2026.

Në përllogaritje është zbatuar edhe vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së për eurodizelin në 10 përqind.

Ndërkohë, vazhdon zbatimi i akcizës së ulur për benzinat dhe naftën.

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantin dizel nga 18 në 10 përqind.

Kjo masë ndërmerret me qëllim amortizimin e goditjes së çmimeve ndaj qytetarëve dhe sektorit të biznesit gjatë periudhës së gjendjes së krizës, e cila vjen si pasojë e mundësisë për çrregullime në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e normës tatimore do ta zbusë ndjeshëm rritjen e paralajmëruar të çmimeve me pakicë.

Norma e reduktuar tatimore është e përkohshme dhe do të zbatohet nga mesnata e 15 shtatorit deri më 28 shtator.

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta