Një çift nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor në Kosovë, raporton Portalb.mk.
Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 06:57 Policia ka pranuar informatën se në magjistralen Suharekë – Shtime, te vendi i quajtur Qafa e Duhlës ka ndodhur një aksident trafiku ku është i përfshirë një motoçikletë.
“Sipas informacioneve fillestare një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – burrë dhe D.M. 1985 – grua), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, te vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e motorit dhe janë përplasur”, informoi Policia e Kosovës.
Si pasoj e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar.
Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.
“Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, informoi Policia e Kosovës.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.