Doni të shkoni në ndonjë aktivitet kulturor sot dhe nuk dini se ku? Portalb.mk në vazhdim ju përcjell kalendarin për sot – 30 qershor, me ngjarjet kulturore se ku mund të shkoni sot.
Në ora 16:00 në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit në Forumin për Ndryshime në Arsim – Tetovë, Klubi i Librit të Tetovës diskuton librin “Qyteti i fundit” nga Petro Marko.
Prej orës 18:00, në Galerinë e Arteve në Tetovë do të hapet ekspozita personale “LOJA”nga Teuta Hoxha Imeri.
Në ora 19:30 Qendra për Mundësi të Barbarta “Mollëkuqja” së bashku me Hapësirën Socio Kulturore “Space Tetova”, në hapësirat e kësaj të fundit, diskutojnë librin dhe filmin “Vajza e zhdukur” nga Gillian Flynn. Pas diskutimit, vijon festa me muzikë të përzgjedhur nga Blerina dhe Aida.
Në ora 20:00 në Qendrën e Kulturës në Tetovë, do të mbahet koncert i Sh.K.A. “Xheladin Zeqiri” me solist Leotrim Zejnullai.
Në ora 20:00, në Teatrin e Shkupit do të jepet shfaqje diplome “E kuqja”- John Logan, me interpretues Arben Rasimi dhe Abedin Alimi, nën regji të Orges Karagës, mentor Qendrim Rijanit dhe profesor Mehmet Xhelilit.