Brukseli kërkon nga Maqedonia e Veriut sistem transparent dhe efektiv gjatë prokurimeve publike

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Prokurimet publike: kornizë e mirë, por jo edhe për koncesionet; nevojitet profesionalizim

Logjika e përfshirjes së prokurimeve publike në Klasterin Themelet rrjedh nga rrezikshmëria e kësaj materie për korrupsionin, i cili, nga ana tjetër merr një rëndësi më të madhe me Metodologjinë e re të zgjerimit. Acquis-i kryesisht përbëhet nga direktivat, ndërsa me rëndësi të jashtëzakonshme është edhe kapaciteti i implementimit, jo vetëm për shkak të rrezikut nga korrupsioni, por edhe për shkak të kompleksitetit teknik, transmeton Portalb.mk.

Nota për këtë kapitull është se ai është kryesisht “mesatarisht i avancuar” (3). Mirëpo, ka dallim të madh për harmonizimin legjislativ – midis harmonizimit “të lartë” në sektorët klasikë dhe “të ulët” për koncesionet. Nota për kapacitetin “mesatarisht e avancuar” për zbatimin dhe realizimin është përcjellë me vërejtje se duhet të punohet posaçërisht te organet të cilët në shkallë të parë i zbatojnë prokurimet, përfshirë këtu edhe nevojën për punësime, por edhe për profesionalizim të të gjithë trupave në sistem.

Edhe pse nuk përmenden raste konkrete, theksohet nevoja për harmonizim me acquis-in dhe transparencë në implementimin e Ligjit për Investime Strategjike, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. Qëndron edhe kërkesa që t’i jepen Komisionit Evropian përgjigje në kohë, të sakta dhe gjithëpërfshirëse ndaj pyetjeve të parashtruara mbi procedurat e aplikuara. Ky është një indikator i qartë se Komisioni Evropian ka kërkuar nga Qeveria sqarime për rastet si Bechtel dhe Enka, por jo edhe që ka marrë përgjigje.

Edhe pse sistemi i prokurimeve është vlerësuar si transparent, kërkohet përmirësim i elementeve të tjera në sistemin e parandalimit të korrupsionit. Bie në sy edhe nota se dosja e rezultateve nga ndjekja e korrupsionit lidhur me prokurimet publike për momentin është „e parëndësishme“.

Rezyme e konstatimeve

Raporti i skriningut, Klasteri 1, Kapitulli 5. Prokurimet publike

Nota për përgatitjen: 3 mesatarisht e përgatitur

 

Fusha Rezyme e konstatimeve
I. Korniza e përgjithshme për prokurimet publike
I.A Korniza strategjike, juridike dhe institucionale
I.B Kapaciteti i implementimit

 

 

 

Niveli i harmonizimit ligjor me acquis-in:

–        Nivel i lartë për prokurimet publike dhe shërbimet komunale

–        Nivel i ulët për koncesionet

–        Nivel i lartë në fushën e mbrojtjes

Nivel mesatar i kapacitetit të implementimit dhe realizimit.

Rekomandime:

–        Të ndryshohet legjislatura, përfshirë edhe atë në raport me referencat negative, duke e hequr përjashtimin automatik të operatorëve ekonomikë pa pasur të drejtë të demonstrojnë “vetëpastrim” para përjashtimit dhe marrëveshjeve ndërqeveritare;

–        Të përmirësohet menaxhimi me marrëveshjet;

–        Organet kontraktuese kanë nevojë për mbështetje dhe trajnim për implementimin e LPP-së, posaçërisht për përdorimin e kriterit MEAT (Tenderi më i volitshëm ekonomikisht)

 

II. Sistemi efikas i mjeteve juridike

 

 

 

–   Nivel i lartë i harmonizimit me Direktivën për mjetet juridike

–   Komisioni Shtetëror për Ankesa është institucion i pavarur për mbrojtje juridike, por ka nevojë për personel plotësues të kualifikuar;

–   Vendosja e sistemit për e-ankesa siguroi një sistem efikas dhe transparent për parashtrimin dhe zbatimin e ankesave.

 

III. Lufta kundër korrupsionit në prokurimet publike

 

Maqedonia e Veriut ka një kornizë juridike dhe strategjike për luftën kundër korrupsionit në prokurimet publike. Vendi duhet:

–        T’i rrisë përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, posaçërisht nëpërmjet përmirësimit të funksionimit të sistemit në përgjithësi që të rritet konkurrenca, harmonizimi dhe profesionalizimi.

–        T’i përforcojë sistemet e kontrollit të brendshëm në kuadër të organeve kontraktuese si linjë e parë e mbrojtjes në raport me procedurat e kontrollit, që do t’i mundësojë Byrosë për Prokurimet Publike të fokusohet te detyrat e saj themelore për udhëzim të politikave, mbështetje dhe ndjekje të funksionimit të sistemit të prokurimeve publike në përgjithësi;

–        Sistemi transparent dhe efektiv i prokurimeve publike është me rëndësi kyçe për zbutjen e rreziqeve nga korrupsioni në këtë fushë.

 

 

Kapitulli 18: Statistika – për harmonizim të plotë nevojiten resurse

Ky kapitull e meriton vendin e vetë në Klasterin “Themelet” për shkak të rëndësisë horizontale. Është e thjeshtë logjika se pa të dhëna të sigurta nuk mund të ndërtohen, e as të vlerësohen politikat në të gjitha fushat. Acquis-i në këtë kapitull përbëhet kryesisht prej regullativave – akteve të BE-së të zbatueshme në mënyrë direkte, që janë të shumtë në numër. Ky kapitull, edhe pse jo gjithmonë në plan të parë në publik, ka vazhdimisht vëmendje të veçantë nga Komisioni Evropian, si dhe mbështetje nga fondet e BE-së.

Niveli i lartë i harmonizimit të infrastrukturës statistikore, si dhe i klasifikimeve dhe regjistrave është një aspekt pozitiv i Raportit. Mirëpo, ajo që është më shqetësuese është mungesa e resurseve në Entit Shtetëror të Statistikës. Edhe më shqetësues është fakti se ky është një rekomandim i përsëritur nga raportet e viteve të kaluara, ndaj të cilit nuk është reaguar.

Edhe për statistikat sektoriale përgjithësisht është dhënë një notë për nivel të lartë të harmonizimit, edhe pse mund të vërehen dallime në sektorë të ndryshëm.

Statistika makroekonomike është kryesisht me harmonizim të pjesshëm, ndërsa disa fusha të statistikës afariste janë edhe me harmonizim të lartë. Shqetësues është fakti se nuk ka harmonizim me sistemin e llogarive nacionale të BE-së sipas standardit ECA 2010 – diçka që po zvarritet me vite. Në statistikën sociale, me rëndësi është se ka harmonizim të lartë te statistika demografike (ku bën pjesë edhe regjistrimi), si dhe hulumtimi për të ardhurat dhe kushtet për jetesë, por të pa harmonizuara ose në nivel të ulët janë statistikat për migracionin dhe azilin, shëndetin publik dhe mbrojtjen në punë, si dhe mbrojtjen sociale. Harmonizim të pjesshëm ka te statistika bujqësore dhe statistika për mjedisin jetësor, por harmonizim të lartë ose të plotë ka te statistika për energjinë dhe transportin.

Rezyme e konstatimeve

Raport nga skriningu, Klasteri 1, Kapitulli 18. Statistika

Nota për përgatitjen: 3 – mesatarisht e përgatitur 

Fusha Rezyme e konstatimeve
I. Infrastruktura statistikore

 

 

Nivel i lartë i harmonizimit me acquis-in e BE-së

–        Ka nevojë për përcaktim të resurseve adekuate për të arritur harmonizim të plotë.

 

II. Klasifikimet dhe regjistrat

 

 

Klasifikimet kryesore statistikore janë vendosur dhe janë në pajtim me acquis-in.

–        Ka nevojë për punë plotësuese në raport me tipologjitë territoriale dhe në regjistrim e farmave.

 

III. Statistikat sektoriale
III.A Statistika makroekonomike
III.B. Statistika afariste
III.C. Statistika sociale
III.D. Statistika bujqësore
III.E. Statistika për mjedisin jetësor, energjinë dhe transportin
Nivel i lartë i harmonizimit me legjislaturën e BE-së

–        Ka nevojë për avancim plotësues në të gjitha fushat statistikore që të arrihet harmonizim i plotë.

 

IV. Lufta kundër korrupsionit Enti Shtetëror i Statistikës ka vendosur struktura për parandalimin e korrupsionit.

 

 

Bashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BEMalinka Ristevska JordanovaProcesi i SkriningutProkurime (furnizime) publike - tenderë