Bllokimi i Tik Tok në SHBA, BE-ja e ka në rend të ditës

Ndalimi i TikTok ne Bashkimin Evropian mbetet ende një mundësi e hapur. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjate një mbrëmjeje debate te zhvilluar ne Maastricht ne Holande, ka nenvizuar se Komisioni Evropian eshte institucioni i parë në mbarë botën që ka ndaluar TikTok në telefonat e zyrtarëve. Kjo për shkak të rrezikut qe kjo platforme ka shfaqur herë pas herë për shkak të së cilës janë raportuar shume raste ku te rinjtë kanë ndërmarrë akte ekstreme, disa prej të cilëve edhe me jetë të humbura, raporton ABC.

“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, ka thënë von der Leyen dhe kur u pyet nga moderuesi i debatit nëse tik tok ne BE mund të përballet me masa të ngjashme nga ato që kanë diktuar autoritetet amerikane ajo pohoi se kjo gjë nuk përjashtohet.

TikTok po përballet me një hetim të veçantë në BE, për dështimet qe ka treguar në mbrojtjen e të miturive.

Shqetësimet mbi platformën dhe fenomenet e nxitura aty te cilat kane sjelle edhe humbje jetësh, sidomos tek te rinjtë, çuan senatin amerikan qe te pozicionohet fort ndaj kompanisë BYTEDANCE qe zotëron rrjetin social. Vendimi i senatit i ka dhënë 9 muaj kohe korporatës që të shesë aksionet, në të kundërt platforma do te bllokohet në SHBA.

InternetiPrivatësi në InternetTECH - TeknologjiTikTok