Babë e bir ndërruan jetë në një aksident trafiku në pikëpagesën rrugore Milladinovc

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në magjistralen Shkup – Kumanovë, përpara pikëpagesës Milladinovc, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Një automjet tip “Mercedes” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga 34-vjeçari B.A. nga fshati Opajë i Kumanovës, ka goditur shenjat e komunikacionit dhe kamionin e ndaluar “Man” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje shoferi B.A.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Në aksident lëndime të rënda ka mbetur djali i tij i mitur, i cili më pas ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan drejtuesi i kamionit – R.P. dhe personi përgjegjës i personit juridik – 55-vjeçari P.M. nga Shkupi.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Vdekje