Një dymbëdhjetë vjeçare ka marrë plagë të rënda pasi u godit nga një automobil gjatë kohës së bllokadave studentore në rrugën “Ruzveltova” në Beograd, Serbi, raportoi N1, duke u bazuar në njoftimin e ndihmës së shpejtë në Beograd, transmeton Portalb.mk.
Vajza me lëndime të rënda është dërguar në Qendrën urgjente në Beograd, por ishte në gjendje të vetëdijshme dhe stabile, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe do të mbahet 48 orë në paraburgim.
Vajza u godit gjatë përkujtimit të 15-të viktimave të tragjedisë që ndodhi në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Ajo pas goditjes u gjuajt disa metra larg në asfalt, ndërsa shoferi kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Prokuroria ka hapur hetimet ndaj 36 vjeçarit të dyshuar M.P.
Viktima është studente e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd, ndërsa në momentin kur u godit gjendjen në trotuar.