Pas protestës së mbajtur javën e kaluar, lëvizja “Asnjë më shumë” ka njoftuar një bllokadë të re këtë të enjte (25 shtator) në kryqëzimin e parkut “Gruaja luftëtare”, duke filluar prej orës 18:00, transmeton Portalb.mk.
“Përmes një shkëmbimi në një hapësirë publike, le të kanalizojmë zemërimin tonë kolektiv dhe së bashku të diskutojmë zgjidhje kundër institucioneve që kërcënojnë rrugët tona”, thanë organizatorët në mediat sociale, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.
Lëvizja deklaroi më parë se iniciativa e tyre rrjedh nga pikëpamja se dhuna ndaj grave dhe femicidet nuk janë “incidente” të izoluara, por më tepër pasoja të pandëshkueshmërisë dhe një kulture që toleron dhe justifikon dhunën.
“Ne veprojmë në solidaritetin e grave për të bërë thirrje për përgjegjësi dhe ndryshim – ligjor, institucional dhe social, në mënyrë që askush tjetër të mos jetë viktimë”, thonë nga “Asnjë më shumë”.
Lëvizja paraqitet si një iniciativë feministe që angazhohet për barazi dhe një jetë pa dhunë.