Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, nesër do të protestohet në Ferizaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Ferizaj ka paralajmëruar protestë në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit Blerim Ramadanit në kalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Protesta gjithëpopullore me kërkesën kryesore “Liri për Çlirimtarin”, është organizuar “në mbështetje të bashkëluftëtarit tonë nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar javën e kaluar padrejtësisht nga shteti i Maqedonisë Veriore për krime lufte, akuza këto të fabrikuara nga shtetit serb”.

Protesta e nesërme (25 korrik) do të fillojë në ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

“OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek shteti Maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para”, thuhet në reagimin e kësaj Organizate.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

Më 20 korrik u protestua para objekteve të gjyqësorit në Shkup, ku u kërkua lirimi i Ramadanit.

KosovaKrime lufteLufta në KosovëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)ParaburgimPolicia e Maqedonisë së VeriutUÇK MaqedoniUshtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)Veteranët e UÇK