Apple do të prezantojë linjën e re iPhone 16 më 9 Shtator

Apple zbuloi datën e debutimit të iPhone 16-ës: 9 shtator 2024. Ky eveniment vjen me moton “Është koha për të shkëlqyer” dhe do të mbahet në Teatrin Steve Jobs në Apple Park, transmeton PCW.

Gjatë këtij eventi Apple pritet të lançojë linjën iPhone 16 e cila vjen me një sistem kamerash vertikale në pjesën e pasme.

iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max gjithashtu mund të pajisen me ekrane më të mëdha por sipas spekulimeve do të ruajë ndërfaqen me tre kamera të pasme. Këta modele raportohet se do të vinë me një ngjyrë të re prej bronzi.

Të katër modelet iPhone 16 kanë butonin Action i cili ishte ekskluziv vetëm për linjën Pro me seritë iPhone 15.

Telefonët e rinj të Apple gjithashtu thuhet se vinë me një buton të ri të dedikuar për kapjen e fotove dhe videove por nuk dihet nëse ka për të qenë ekskluzivitet vetëm i serive Pro.

Inteligjenca artificiale pritet të jetë kryefjalë e këtij evenimenti. Aktualisht të vetmet modele që mbështetin Apple Intelligence janë iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max ndërsa mbarë linja iPhone 16 do të mund të përdorë Apple Intelligence.

AppleiPhone