Antikorrupsioni në RMV do të shqyrtojë nëse emërimet e u.d drejtorëve janë bërë sipas rregulloreve ligjore

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) raporton se po ndjekë nga afër procesin e emërimit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve në disa institucione shtetërore. Komisioni do të shqyrtojë secilin rast individualisht për të përcaktuar nëse emërimet janë në përputhje me rregulloret ligjore dhe nëse ato janë të parapara dhe të lejuara, transmeton Portalb.mk.

“Nëse konstatohet se emërimet janë në kundërshtim me rregulloret ligjore, KSHPK do të marrë masat e duhura dhe do të fillojë procedurën me iniciativë të saj. Komisioni avokon për garantimin e ligjshmërisë dhe transparencës në procesin e emërimeve dhe emërimeve në institucionet shtetërore. Qëllimi i këtyre kontrolleve është të sigurohet se çdo emërim është bërë në përputhje me ligjet në fuqi dhe se nuk ka shpërdorim detyre për interesa personale apo politike”, thonë nga KShPK.

Komisioni tha se do të vazhdojë monitorimin dhe me punën e tij do të kontribuojë në ruajtjen e integritetit dhe besimit në institucionet e sektorit publik.

Praktika e emërimit të ushtruesve të detyrës si drejtorë në ndërmarrjet publike, vazhdon, ashtu siç ndryshon edhe Qeveria.

Me ushtrues të rinj të detyrës drejtor u bë DZZhT, Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Pyjet Nacionale, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Pastaj, këto u.d. drejtorë sërish do të emërojnë ushtruesit (e tyre) të detyrës drejtorë me mandat 6 mujor në institucionet që janë nën ombrellën e tyre dhe kështu ky proces do të përhapet pothuajse në çdo të dytin institucion.

Këtë e nxori në pah edhe hulumtimi i Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN) për periudhën e kaluar – se instituti “ushtrues detyre ose u.d.” përdoret në të gjitha fushat e veprimit dhe në të gjitha llojet e institucioneve. Kështu, gjatë viteve të kaluara, ushtrues detyre (u.d.) janë emëruar 39 përqind e drejtorëve të 252 institucioneve nga sektori publik.

Përndryshe, instituti ushtrues i detyrës së drejtorit duhet të përdoret në raste të jashtëzakonshme, deri në zgjedhjen e drejtorit, sepse me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor kandidatët jo domosdoshmërisht i plotësojnë kërkesat minimale të përcaktuara në ligj.

DrejtorëKomisioni për Antikorrupsion RMV