Anija e mallrave u godit nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pasi është goditur nga një predhë e panjohur, sipas Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Euronews.

“Anija ka kërkuar ndihmë dhe ekuipazhi i saj po evakuohet”, tha autoriteti detar, duke shtuar se anija ndodhej rreth 11 milje detare në veri të Gadishullit Musandam në Oman.

“Anijeve u këshillohet të kalojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë”, thuhet në deklaratën e UKMTO-së.

Roja Bregdetare e Omanit tha se nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm kur CNN e kontaktoi të mërkurën në mëngjes.

Më herët të mërkurën, një tjetër anije raportoi dëme pasi u godit gjithashtu nga një predhë në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha UKMTO.

IraniIzraeliLuftëShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)