Sot bëhen 100 ditë që qytetarët e Shqipërisë dalin çdo ditë në rrugë në protesta para ndërtesës së Qeverisë, raporton Portalb.mk.
Protestat e morën emrin “Revolucioni i Flamingove” nga shpendët e rrallë, për të cilët protestuesit konsiderojnë se janë të rrezikuar nga ndërtimi i planifikuar i një kompleksi turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, mes shqetësimeve për mjedisin dhe hetimeve për pronësinë e tokës, projekt i lidhur me dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushnerin.
Fillimisht kjo çështje i nxiti protestat, të cilat më pas u shndërruan në protesta kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, nga i cili protestuesit kërkojnë dorëheqjen.
Më shumë se tre muaj pas fillimit të këtyre tubimeve, numri i pjesëmarrësve është zvogëluar, por qytetarët vazhdojnë të dalin në protesta çdo mbrëmje.
Megjithatë, Rama, i cili në zgjedhjet e vitit 2025 shënoi një fitore bindëse, deri më tani nuk ka dhënë shenja se do të përmbushë ndonjërën nga kërkesat e tyre.