Vallë Jankulloska pendohet që deri në fund i qëndroi besnike Gruevskit – përgjigjet bashkëshorti i saj

Gordana Jankulloska ka ndjenjë pendimi që nuk është larguar më herët nga politika, për shkak se atë punë dhe kohë që e ka ndarë për Ministrinë me të cilën ka udhëhequr dhe me angazhimin në parti, ka mundur ta kanalizojë në punë të tjera me të cilat sot do të kishte jetë më të qetë, më të bukur dhe komode, thotë bashkëshorti i saj dhe avokat Vlltako Ilievski në intervistë për 360 Gradë në pyetjen se nëse ish-ministrja e Punëve të Brendshme ndjen pendim për atë që ka qenë pjesë e sistemit që BE e quajti “shtet i robëruar” dhe që deri në fund i qëndroi bashkëpunëtore besnike Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.

Ilievski potencoi se nga pikëpamja e sotme më lehtë mund të vlerësohet se çfarë ka qenë situata atëherë, por shton se kur jeni në “maqinë”, me probleme të mëdha në bazë ditore, njeriu nuk mund ta shohë gjithë fotografinë dhe të tërhiqet nga politika kur është i domosdoshëm një hap i tillë.

“Nëse jemi real dhe të sinqertë, nga ato biseda që u lëshuan në opinion në konferencat famoze për shtyp të Zaevit, mund të thuhet se vetëm Gordana Jankulloska dhe Zoran Stavrevski janë zëri i mençurisë”, thotë Ilievski.

Në konstatimin e gazetarit se dilema se pse ka qëndruar deri në fund në atë sistem është pikërisht për shkak të vetëdijes së qartë se diçka nuk shkon, Ilievski thotë se Jankulloska nuk është dashur të mbetet pjesë e sistemit, por ka përsëritur se nga problemet e përditshme me të cilët ajo është ballafaquar dhe ritmi i ashpër i punës, nuk ka mundur t’i shohë gjërat nga perspektivë më ndryshe.

Kur bëhet fjalë për “defterin” e Jankulloskës nga i cili, sipas bisedave telefonike, janë zgjedhur gjykatës në atë kohë, Ilievski thotë se në asnjë rast nuk ka vendosur se cili gjykatës do të hyjë pse do të shkarkohet dhe se atij “defteri” i është dhënë shumë vëmendje dhe u ekzagjerua në publik.

“Problem është që tani ai ‘defter’ u institucionalizua përmes Këshillit gjyqësor dhe Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe shohim se çfarë zgjedhje skandaloze ose moszgjedhje të gjykatësve ka. Ja, dje, për shkak të mosmarrëveshjeve partiake nuk është zgjedhur asnjë gjykatës çër repartin penal në Gjykatën Supreme. Jemi dëshmitarë se çfarë kandidatë hyrën dhe u bënë gjykatës dhe prokurorë nga Akademia dhe mendoj se situata në shoqëri është përkeqësua, ndërsa për këtë flasin shifrat për besim në gjyqësi”, tha Ilievski.

“Target-Fortesa” është lënda e aferës masive të përgjimeve të paligjshme dhe me aktgjykim të shkallës së parë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar me 12 vjet burg.

Bashkë me të, me katër vjet burg është dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Dënime më të larta prej 15 vitesh burg morën dy agjentët e arratisur të kundërzbulimit nga e ashtuquajtura Drejtoria e pestë e DSK-së së atëhershme, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski.

Në këtë rast janë akuzuar gjithsej 11 persona, të cilët me aktgjykim të shkallës së parë janë dënuar me gjithsej 55 vjet burgim dhe 10 vite me kusht, i cili tashmë është anuluar nga Apeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button