Inspektorati i Mjedisit Jetësor në hall: Duhet t’i ketë 53 të punësuar, por i ka 29

Nga tre inspektorë të sapopunësuar në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit vitin e kaluar, njëri nuk është paraqitur fare në punë. Ai u pushua menjëherë nga puna dhe dy të tjerët vazhduan trajnimin për të marrë leje pune. Telashet për institucionin me staf nuk mbarojnë këtu, pasi këtë vit nuk do të kenë mundësi për punësime të reja, shkruan Meta.mk.

Aktualisht në këtë institucion punojnë 29 persona, nga të cilët 24 janë inspektorë dhe duhet të jenë 53. Por, pavarësisht kësaj, kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë që t’u lejohet shtimi i numrit të të punësuarve këtë vit u refuzua. Inspektorët ende nuk e dinë nëse do të marrin automjete në terren, të cilat janë të nevojshme për mbikëqyrje në lokacione më pak të qasshme, sepse askush nuk iu përgjigj kërkesës që ata i bënë Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Sreten Stojkovski, thotë se vitin e kaluar u janë lejuar tre vende pune, kështu që kanë punësuar dy persona të rinj për ujësjellës dhe një inspektor të natyrës. Mirëpo, njëri prej tyre nuk është paraqitur fare në punë dhe është pushuar nga puna. Dy të tjerët duhet të kalojnë trajnimin dhe të marrin provimin, kështu që do të duhet të paktën një vit para se të mund të shkojnë në terren.

“Kemi planifikuar që këtë vit të rrisim numrin e inspektorëve të mjedisit, për të cilin kemi nevojë më së shumti, por kërkesa jonë nuk u miratua. Mund të punësojmë vetëm duke marrë nga institucionet tjera, kemi kërkuar nga Inspektorati i Ndërtimit që mund të jetë inspektor i ujërave, por as në atë kërkesë nuk kemi përgjigje”, thotë Stojkovski.

Aktualisht në ISHMJ punojnë 19 inspektorë mjedisi, tre inspektorë uji dhe dy inspektorë të natyrës. Një nga zgjidhjet e mundshme për plotësimin e numrit, sipas drejtorit Stojkovski, është krijimi i një sistemi të vetëm inspektues që do të përfshijë rreth 80 inspektorë komunalë. Në këtë mënyrë, beson ai, kontrollet do të jenë shumë më të rregullta dhe inspektorët komunal do të kenë më pak presion nga pushtetarët dhe politikanët lokalë.

Përveç stafit, Stojkovski thotë se kanë problem edhe me mungesë të automjeteve për të dalë rregullisht në terren, madje nuk kanë as zyra. Ata kanë gjithsej 16 automjete, dhjetë prej të cilave janë donacion nga Bashkimi Evropian. Vetëm një është në terren dhe inspektorët duhet të shkojnë edhe në mal për të bërë kontrolle, siç është shembulli me hidrocentralet e vegjël. Nga Agjencia për Pasuri të Konfiskuara është kërkuar katër herë, dy prej të cilave në terren, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje për kërkesën.

Në shtator të vitit 2020, zyrat ku ndodhej Inspektorati u dogjën, thuajse i gjithë dokumentacioni i shkruar dhe disa kompjuterë dhe që atëherë inspektorët janë vendosur në godinën e Kontrollit të Shtetit. Drejtori Stojkovski thotë se zyrat e djegura aktualisht janë duke u riparuar dhe se aty pritet të kthehen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button