Serbia po mundohet ta sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po synon ta bëjë atë që po e bën Rusia në rajonin e saj, raportoi Koha.net.

Gjukanoviq ka thënë se Serbia po mundohet ta sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Presidenti malazias për “Zërin e Amerikës” ka thënë se tentimet e Serbisë ende nuk kanë marrë përgjigje adekuate nga Perëndimi.

“Në Ballkanin Perëndimor, ekziston një kopje e asaj që Rusia dëshiron ta bëjë në rajonin e saj. Në Ballkan, ne tash kemi një përpjekje për të krijuar një botë serbe si një lloj zgjerimi i botës ruse në rajonin rus, dhe siç përpiqen ata të rikthejnë ndikimin që kanë pasur në Bashkimin Sovjetik, të njëjtën po e bën edhe Serbia. Këto janë politika retrograde, nuk duan të sundojnë vendet e tyre, duan të qeverisin kombet. Ne e shohim këtë në rajon ku Serbia mundohet të sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe unë do të thosha se për fat të keq, kjo politikë nuk ka marrë ende një përgjigje adekuate nga partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gjukanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button