Ekspertët dhe liderët e teknologjisë kërkojnë ndërprerjen e trajnimit të modeleve AI

Figura të shquara të inteligjencës artificiale kërkojnë që trajnimi i modeleve të fuqishme AI të ndërpritet nga frika se mund të shndërrohen në kërcënim për njerëzimin, transmeton PcWorld.al.

Ata nënshkruan një letër të hapur lidhur me rreziqet e mundshme dhe thonë se gara për të zhvilluar sisteme AI është jashtë kontrolli.

Shefi i Twitter Elon Musk është në mesin e atyre që kërkojnë që trajnimi i AI mbi disa kapacitete të caktuara të ndërpritet të paktën për 6 muaj.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak dhe disa kërkues të DeepMind nënshkruan letrën.

OpenAI, kompania pas ChatGPT, së fundi lançoi GPT-4 një teknologji e fundit e cila ka impresionuar vëzhguesit me aftësinë e tij për të kryer detyra të tilla si përgjigja e pyetjeve rreth objekteve në një imazh.

Letra nga Instituti Future of Life kërkon që zhvillimi të ndërpritet përkohësisht duke paralajmëruar për rreziqet që këto sisteme përmbajnë.

“Sistemet AI me inteligjencë që mund të konkurrojë me njeriun mund të përbëjnë rreziqe të mëdha për shoqërinë dhe njerëzimin,” thotë.

Musk, pronari i Twitter dhe ekzekutivi i Tesla, shfaqet si këshilltar i jashtëm i organizatës jo-fitimprurëse.

Letra paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të përmbytë kanalet e komunikimit me informacione të rreme dhe të zëvendësojë vendet e punës përmes automatizimit.

Ajo vjen pak ditë pasi një raport i Goldman Sachs thoshte se AI mund të rrisë produktivitetin por miliona vende pune do të humbasin për shkak të automatizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button