Dr Koçoski: Ka shumë arsye pse mjekët vrapojnë t’ia mbathin nga Maqedonia e Veriut

Procesi arsimor mjekësor joadekuat, procedurat burokratike për hapjen e një ordinance, pagat në nivele të pa lakmueshme dhe mungesa e mbështetjes financiare pas përfundimit të studimeve janë disa nga arsyet kryesore që i detyrojnë mjekët dhe specialistët e rinj të largohen nga vendi. Sipas të dhënave të Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, për dhjetë vjet numri i mjekëve në vend është zvogëluar për 2.000, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

Për atë se çfarë u duhet mjekëve të rinj që të rrinë dhe të punojnë këtu, si dhe për atë se si janë kushtet për punë në shëndetësinë në Maqedoni do bisedojmë me doktor Bozhidar Koçoskin, specialist hematolog dhe kryetar i Shoqatës së specializantëve dhe mjekëve të rinj.

Cila është arsyeja kryesore e ikjes së punonjësve të rinj shëndetësorë nga vendi?

Mungesa e një zgjidhjeje sistemike që do t’i drejtonte mjekët, që do t’i absorbonte dhe shpërndante ato siç duhet janë arsyet kryesore të migrimit. Mosnjohja dhe mospasja e mundësive për të punuar dhe për tu realizuar për ato të rinj, normalisht që do të ketë si rezultat dëshirën për tu larguar. Edhe pse është një fenomen më global dhe jemi të vetëdijshëm se ata duan të punojnë në vende më të mira, problemi kryesor është ajo që nuk e kemi ne këtu, në vendin tonë. Mund të flasim për atë se nuk kemi një transfer adekuat të njohurive, një proces adekuat arsimor, kushte për punë, kushte infrastrukturore që duhet të funksionojnë në vendet më të vogla. Arsyet janë të shumta, nuk mund të veçohet vetëm një e të thuhet se është kryesore, por mungesa e një strategjie të mbuluar me akte ligjore dhe nënligjore është një nga arsyet kryesore.

Në të kaluarën u bë rritje e pagave të mjekëve. Sa është vendimtare lartësia e pagës për të qëndruar dhe për të punuar në vendin tonë?

Nuk ka statistika zyrtare për këtë çështje, por nëse përdorim përvojat e vendeve më të zhvilluara, ato do ta renditin pagën nga vendi i 4-të deri në të 7-in.Tek ne, pas përfundimit të studimeve gjashtëvjeçare një mjek i ri është i lënë pa të ardhura themelore për jetesë dhe varet nga të ardhurat e familjes së tij, kështu që paga luan një rol shumë të madh në vendimin për të qëndruar apo jo në vendin tonë. Fakti që u rritën pagat ndikon pozitivisht, është një hap pozitiv. Ne luftuam edhe për gjëra të tjera që u realizuan. Tani paguhet puna e specializantëve privat, por e gjithë kjo ende nuk është rregulluar me ligj i cili do të mundësonte një funksionim të pandërprerë dhe pa probleme të tjera shtesë që dinë të shfaqen në gjithë atë proces. Ka edhe shumë gjëra që duhen zgjidhur. Ka ende probleme me kujdestaritë, me kërcënimet, me jetën e ndarë të disa kolegëve që vijnë për specializim nga qytetet e tjera.

Si Shoqatë e specializantëve dhe mjekëve të rinj a keni në plan tua bëni të ditur këto probleme autoriteteve për t’i zgjidhur ato dhe për ta përmirësuar kështu standardin dhe statusin e mjekëve në shoqëri?

Ky është edhe qëllimi i formimit të Shoqatës tonë. Ne jemi formuar për t’i mbrojtur të rinjtë, negociojmë për kushte më të mira që nga koha kur ministër i shëndetësisë ishte Nikolla Todorovi. Ne vazhdimisht reagojmë që të na dëgjojnë dhe që të ofrojmë zgjidhje të cilat mendojmë se do kontribuojnë në përmirësimin e statusit tonë. Pranimi është relativisht i mirë nga të gjithë ministrat, komunikimi dallon nga personi në person, por për pjesën tjetër mund të gjykoni vetë nga numri i mjekëve që janë larguar nga vendi.

Në programin e qeverisë ka premtime për subvencione për mjekët e rinj që duan të hapin ordinanca në mjediset rurale, si dhe premtim për ndarjen e granteve për ata specializantë që nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit. A zbatohen sado pak këto premtime në praktikë?

Asgjë nga kjo nuk zbatohet. Nëse e shohim shifrën reale në terren dhe kur shohim se sa ordinanca janë mbyllur dhe çfarë mungese të mjekëve ka, do ta kuptojmë se këto janë gjëra që janë shkruar në letër, por në praktikë realizohen pak. Ne kemi problem me hapjen e ordinancave në aspektin e procedurave burokratike, si dhe në pjesën financiare e cila është e domosdoshme për stabilizimin dhe fillimin me punë të ordinancës. Tek ne nuk ka sistem i cili do i drejtojë siç duhet që të bëhen mjekë amë, pa dallim a ndodhen në mjedise rurale apo në urbane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button