Shoqatat dhe organizatat në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të përdorin emrin e këtij “përgjegjësi kriminel“ nga historia

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për përdorimin e emrave të personave u vlerësua që një nga emrat që nuk preferohet të përdoret si emër i organizatave dhe shoqata në Maqedoninë e Veriut është edhe emri “Mbreti Borisi III”, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për përdorimin e emrave të personave dha mendim negativ për përdorimin e emrit Mbreti Borisi III-të në emërtimin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgar maqedonas Mbreti Borisi III-të Ohër”, raportoi Ministria e Drejtësisë.

Komisioni vlerësoi që një emërim i tillë vlerësohet si nxitës i tensioneve dhe jotolerancës, duke e përkujtuar si “përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë të cilit janë likuiduar qindra qytetarë”.

“Në veçanti u theksua mendimi se bashkëpunimi dhe aleanca e tij me Rajhun e Tretë dhe politika e theksuar antisemitike, ishin përgjegjëse më të drejtpërdrejta për dëbimin dhe shfarosjen e mijëra hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinka”, sqarojnë nga Ministria.

Këtë vlerësim të Komisionit, ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, duhet ta shndërrojë në vendim.

Ndryshe, pas mendimit negative të Komisionit për Përdorimin e Emrave të Personave, ministri i drejtësisë Krenar Lloga, më 16 mars vendosi që asnjë shoqatë në Maqedoninë e Veriut mos të emërohet me emrin e figurës historike Ivan (Vanço) Mihajlov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button