Kryetari i Kievit njoftoi për sulme në kryeqytet

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, njoftoi se në qytet kanë ndodhur shpërthime, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se u dëgjuan shpërthime në rrethet Obolonskyi dhe Sviatoshyn.

“Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë dyqani në lagjen Sviatoshyn”, theksoi ai.

Duke thënë se zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në pikat ku kanë ndodhur shpërthimet, Klitschko theksoi se sipas informacioneve të disponueshme, nga shpërthimet nuk ka pasur humbje jete.

Në deklaratën e bërë nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit, thuhet se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin në kryeqytet.

Sipas mediave ukrainase, në mesnatë janë kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) në Kiev dhe disa rajone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button