Helsinki: Gjykata Kushtetuese të tregojë si është miratuar vendimi kontestues

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut vlerëson se është për tu habitur vendimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese që të ndërprenë praktikën e xhirimeve audio dhe autio-vizuale të seancave të Gjykatës Kushtetuese nga ana e punëtorëve medial.

Ky vendim erdhi pas miratimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të refuzojë kërkesën për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut nga neni 110 alineja 3 nga Kushtetuta lidhur me lirinë e shprehjes publike dhe informim për ngjarjet e 24 dhjetorit 2014.

“Në këtë vendim ndër të tjerash ishte theksuar se , vet prania e gazetarëve në sallë dhe transmetimi direkt nuk e bënë një seancë publike, sepse ekzistojnë shumë mënyra që Kuvendi të tregojë publicitet për punën e sajë”, thuhet në vendim.

Ky vendim është marrë pa debat publik dhe pa praninë e avokatit të popullit.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button