SHGM: Kushtetuesja të mos mbyll dyert për gazetarët

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni shpreh keqardhje për procedurën e Kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë, Elena Gosheva, e cila në seancën e fundit Gjyqit ka vendosur që të mbyll diskutimin për incizuesit.

Megjithatë jepet shpresë se vendimi i këtillë do të rishqyrtohet dhe Gjyqi do të kthejë praktikën e deritanishme pozitive e cila mundëson transparencë të plotë në punën e tyre.

“Nuk është mirë në kohë kur Maqedonia ballafaqohet me kritika të forta për nivelin e ulët të lirisë së të shprehurit dhe lirinë e mediave, Gjyqi si institucion më i thirrur që të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë të mbyll dyert për kamerat”, është qëndrimi i SHGM-së.

Sipas tyre, habit fakti se një praktikë e gjatë e krijuar për ndjekjen e seancave me gazetarë është ndaluar me një shpjegim jo logjik, se, “kameramanët pengojnë punën e tyre pa shpjeguar kryetarja e Gjyqit se në çfarë mënyre kameramanët përnjëherë u bënë pengesë në punën e tyre”!

“Gjithashtu, kryetarja e Gjyqit kushtetues nuk ka shpjeguar për opinion nëse ky vendim është sjellë nga ana e saj personalisht, ose për të njëjtin vendim është votuar nga shumica e gjykatësve dhe cili nen nga Rregullorja e Gjyqit kushtetues bëhet fjalë”, thonë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Back to top button