Në tre vjetorin e anëtarësimit, mëngjesi tradicional i NATO-s shënoi fillimin e ditëve të NATO-s në RMV

Me rastin e shënimit të fillimit të ditëve të NATO-s në vend, sot në ditën kur Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) Ministria e Punëve të Jashtme ishte nikoqire në mëngjesin tradicional të NATO-s, Me rastin e shënimit të fillimit të ditëve të NATO-s në vend, sot në ditën kur Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) Ministria e Punëve të Jashtme ishte nikoqire në mëngjesin tradicional të NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani theksoi përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e vlerësuar atë si sukses historik dhe arritjen më të rëndësishme të politikës së jashtme. Ai theksoi se anëtarësimi i vendit në Aleancë është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale të sigurisë.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është veçanërisht i ekspozuar ndaj konkurrencës strategjike dhe ndikimit malinj të palëve të treta, të cilat përpiqen që t’i shfrytëzojnë dobësitë dhe integrimin e papërfunduar euroatlantik me qëllim që të realizojnë interesat e tyre strategjike. Zgjidhja qëndron në forcimin e reformave demokratike për të forcuar qëndrueshmërinë, por edhe në bashkëpunimin e forcuar dhe të koordinuar të NATO-s dhe BE-së në kompletimin e integrimit euroatlantik të rajonit dhe përfundimin e transformimit demokratik”, tha Osmani.

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)

Nga ana tjetër, kryeministri, Dimitar Kovaçevski i numëroi investimet e huaja direkte, të cilat vitin e kaluar ishin në lartësi prej në 753,8 milionë euro ose dy herë më shumë në krahasim me vitin 2016, si dhe hapjen e mbi 10.000 vendeve të punës në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, si pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në NATO, kështu që sipas Kovaçevskit, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është më vend i fuqisë punëtore të lirë.

“Me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, me konceptin për shoqëri të barabartë në vend, me vendimet e guximshme, por edhe shtetërore me të cilat i mbrojtëm standardet e identitetit kombëtar, me politikat funksionale të dialogut dhe mirëkuptimit, Republika e Maqedonisë së Veriut sot është faktor i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe është e qartë se orientimi euroatlantik i rajonit është i nevojshëm si në funksion të paqes dhe stabilitetit evropian, ashtu edhe në drejtim të prosperitetit” theksoi Kovaçevski.

Si e ftuar speciale, kishte fjalim edhe Ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, e cila shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën që Maqedonia e Veriut ia ofron Ukrainës, duke theksuar se kjo ndihmë është e një rëndësie jetike për mbrojtësit ukrainas, të cilët me jetë mbrojnë Ukrainën dhe vlerat demokratike.

Në ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë qeveritar, përfaqësues të korit diplomatik dhe institucione të tjera të rëndësishme në vend.

Ndryshe, ditët e NATO-s mbahen nga 27 marsi deri më 4 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button