Tuneli në burgun e Idrizovës është 40 metra i gjatë, detaje nga MPB për planin e arratisjes (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për Siguri Publike, Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz ka parandaluar arratisjen nga Burgu i Idrizovës, njofton Portalb.mk.

“MPB pas marrjes së njohurive kriminalistike, se një grup prej së paku prej 8 të burgosurve të cilët janë të dënuar për vepra penale serioze me dënime prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm, kanë përgatitur arratisje nga burgu, duke gërmuar tunel, ka zbatuar aktivitete penale operative për kontroll të informatave pas çka të njëjtat i ka ndarë me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve”, thonë nga MPB.

At ashtojnë se pas dorëzimit të njohurive deri te Drejtoria, ata kanë kryer kontroll në vendin ku është theksuar se ndodhet tuneli potencial, gjatë së cilës është konstatuar se ekziston një tunel i gërmuar në gjatësi prej 40 metrave, i cili ka qenë në afërsi të një objektit për hedhjen e qymyrit dhe në drejtim të gardhit mbrojtës mbrapa së cilës ndodhet reparti për gra, në afërsi të repartit të mbyllur të burgut.

“Tuneli ka qenë në thellësi prej 1 metër, në diametër prej rreth 80 centimetrave, i cili ka qenë i siguruar me trarë dhe tulla. Në tunel janë gjetur disa shporta të plastikës, të cilat janë të lidhura me litarë, e me të cilat është larguar dheu i gërmuar. Gjithashtu ka pasur edhe një kabllo elektrik me poç, e cila ka shërbyer për ndriçim të tunelit”, thonë nga MPB.

Siç informuan mediat, gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar në turne, sipas planit paraprak. Jozyrtarisht, kjo është bërë me muaj.

Arratisja prej burgut nëpërmjet tunelit, rikujton në filmin ikonik “The Shawshank Redemption” ku i burgosuri, Andy Dufresne, një bankier i suksesshëm, arrestohet për vrasjen e gruas së tij dhe të dashurit të saj dhe dënohet me burgim të përjetshëm në burgun Shawshank. Ai arrin që të arratiset nëpërmjet një tuneli, të cilin e ka gërmuar.

Në ndërkohë, Qeveria e ka shkarkuar drejtorin e “Idrizovës”, Shpend Tahirin, dhe në vend të tij si ushtrues detyre e ka emëruar gjeneral-majorin e policisë Zoran Jovanovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button