Gjykata penale e ka dorëzuar lëndën “Titanik 2” në Apel

Gjykata Themelore Penale Shkup sot informon se lënda “Titanik 2” dje është dorëzuar në Gjykatën e apelit për procedurë kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare që përcjellin punën e gjykatës, informojmë opinionin se rasti “Titanik 2” më 20 mars 2023 është dorëzuar në Gjykatën e Apelit Shkup për procedim kompetent. Pas pranimit të ankesave nga i akuzuari M.Th. dhe avokatit të tij, si dhe njoftim nga prokurori publik kompetent se nuk do të paraqesë ankesa plotësuese, lënda është kompletuar, janë respektuar të gjitha afatet e përcaktuara dhe është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme të shkallës së dytë”, informuan nga Gjykata Themelore Penale. 

Nga aty shtojnë se Gjykata e Apelit Shkup tashmë ka vepruar një herë për këtë lëndë, andaj sipas dispozitave të Kodit Civil, tani duhet të sjellë vendim meritor pas marrjes së ankesave.

Më 23 janar të këtij viti, Gjykata Themelore Penale i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi gjobë prej 12 vitesh burg të pandehurit në procedurën e përsëritur për rastin “Titanik 2”, i cili i referohet parregullsive zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

Ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, gjykata e ka dënuar me dy vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev, janë dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Më 8 mars 2019, gjykata themelore penale në Shkup i dënoi të akuzuarit në rastin “Titanik 2” me gjithsej 19 vjet e tetë muaj burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor 2019 për shkak të shkeljeve esenciale të procedurë, aktgjykimin e shkallës së parë e anuloi dhe lëndën e ktheu në rishqyrtim.

Prokurori publik Gavril Bubevski pas shpalljes së aktgjykimit tha se është i kënaqur me aktgjykimin dhe se nuk do të paraqesë ankesë për siç që tha “për ta penguar”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sasho Mijalkov, avokati Lupço Shvërgovski, më pas paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesë lidhur me aktgjykimin, duke theksuar se “ky dënim do të pësojë të njëjtin fat si aktgjykimi i mëparshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button