U promovua “Mega Parku” në Çair, nesër pritet të fillojnë punimet

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit sot promovuan punimet e projektit “Mega Parku”, duke përfshi një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë park do të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte. Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për fitnes, 26 veranda të reja, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë”, sqaroi Komuna e Çairit.

Ky park planifikohet të ndërtohet në Fushë Topanë, në afërsi të rrugës “Brigada Maqedonase-Kosovare”, ndërsa punimet pritet të fillojnë nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button