Një 25 vjeçar nga Shkupi humbi jetën në një aksident trafiku në afërsi të Vranjës

U kthyen për të marrë celularin që e kishin harruar në lokalin ku kishin ngrënë dhe rrugës u përmbysën me veturën në afërsi të Vranjës. Një shtetas i Maqedonisë i lindur në vitin 1998 nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Zllatkop afër Vranjës, transmeton Portalb.mk.

Djali ka ndërruar jetë në vend-ngjarje. Siç raportojnë mediat serbe, duke cituar burime nga hetimi, në veturë kanë qenë disa persona.

Po ashtu jozyrtarisht thuhet se kanë humbur rrugën për në Maqedoni dhe janë nisur për në Zllatokop, por më pas janë kujtuar se në lokalin në qendër të qytetit, ku kishin qëndruar paraprakisht, kishin harruar celularin dhe u kthyen, pas së cilës ndodhi aksidenti.

Më shumë detaje zyrtare se si ka ndodhur aksidenti do të dihen gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button