SHBA-ja bën thirrje për zbatim të menjëhershëm të Marrëveshjes, ofron përkrahje

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar se të shtunën në Ohër është arritur një marrëveshje e rëndësishme, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se SHBA-ja do të ofrojë përkrahje të plotë për zbatimin e gjitha obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje e rëndësishme është arritur. SHBA-ja do të ofrojë përkrahje të plotë për zbatimin e plotë të këtyre detyrimeve në përputhje me angazhimet tona afatgjate për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ai ka shpërndarë edhe postimit e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Departamenti thotë se dyja shtetet duhet të nisin menjëherë të implementojnë Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button