RMV, në Kuvend sot do të debatohet për projektligjin për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit

Në rendin e ditës të seancës së 106-të të Kuvendit janë projektligji për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017, si dhe projektligji për amnisti, të dy me procedurë të shkurtuar, transmeton Portalb.mk.

Para deputetëve janë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, si dhe projektligji për plotësimin e ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, të dy në procedurë të shkurtuar.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe propozim ligjin për lojërat e fatit, propozim ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimin e marrëveshjes për tregti të lirë mes RMV-së dhe Ukrainës.

Në rend dite të seancës së Kuvendit është edhe propozimi për zgjedhjen e gjyqtares Elizabeta Dukovska nga Gjykata e Apelit në Shkup për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dukovska është propozim i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për gjyqtare të re kushtetues. Ajo është gjyqtare që nga viti 2004, ka punuar në dy gjykatat themelore në Shkup, ndërsa nga viti 2009 është gjyqtare në Gjykatën e Apelint në Shkup si gjyqtare civile në departamentin komercial.

Kujtojmë se më 27 prill të vitit 2017, derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur.

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button