Shkup, në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” më vështirë gjen parking se sa shtrat spitalor

Hyrje dhe rrugë të bllokuara nga makinat, automjete të ngecura në parkingje të mbushura me njerëz, shoferë të nervozuar, bori makinash, radhë qytetarësh që presin për të paguar faturat për shërbimin e parkimit…Kjo është fotografia që do t’ju presë nëse shkoni në kampusin klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Veturat parkuara në korsitë për lëvizje vështirësojnë lëvizjen tashmë të vështirë nëpër rrugët e ngushta të kampusit. Bllokimi i trafikut në këtë pjesë të qytetit është një pengesë e madhe për të gjithë – si shoferët, ashtu edhe pacientët, të cilët shumë shpesh ndodhin që të vonohen në termine për shërbime shëndetësore, shkruan Meta.mk.

As rrugët e rinovuara dhe madje edhe trefishimi i kapacitetit të parkimit të kampusit klinik që ndodhi në vitin 2020, në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe, nuk mundësoi ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa probleme.

Parkingu në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, foto: Meta.mk

“Jemi nga Berova me gruan. Me qëllim arritëm në orën 6 të mëngjesit të sotëm që të mos ngecnim në hyrje të Qendrës Klinike apo brenda rrugicave. Kështu që pata kohë të mjaftueshme për të gjetur një vend parkimi dhe nuk u vonuam për terminin e kontrollit që kishte gruaja ime këtu në Klinikën e Hematologjisë. Herën e fundit kemi ngecur për një orë në dalje, sepse automjetet ishin të bllokuara dhe nuk mund të zhbllokoheshin dhe të lironin rrugicën”, tha Spase Stoilov, i cili po priste pranë makinës së tij të parkuar, që të mos e bllokojë dikush dhe të mos mund dalë nga klinika.

Në këtë pjesë problem është edhe dalja nga kampusi, nëse keni ardhur me veturë. Duhet të presësh në radhë për të paguar një biletë dhe më pas është problem të shkosh në rampat e daljes, sepse tekstualisht çdo rrugicë që të çon në dalje është e bllokuar me vetura.

Parkingu në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, foto: Meta.mk

Para më pak se tre vitesh, kryetari i atëhershëm i Qytetit Petre Shilegov dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e vunë në shfrytëzim parkingun e ri në Klinikën Gjinekologjike me kapacitet për 150 vetura. Atëkohë, kjo pjesë ngjante në një hapësirë ​​të rregulluar në mënyrë infrastrukturore, në të cilën do të funksionoje më lehtë. Si hyrjet dhe daljet e reja në Klinikë, ashtu edhe hyrjet e posaçme për automjetet e Urgjencës, të cilat i mundësuan autoritetet, është dashur ta lehtësojnë lëvizjen, por, për fat të keq, këtu bllokimi i trafikut është ende realitet.

Së fundmi, ministri i ri i Shëndetësisë deklaroi se prioriteti i tij i parë është pikërisht zgjidhja e kaosit të trafikut rreth Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Mbetet për t’u parë se si do t’ia dalë, qoftë duke ndërtuar garazhe montazhë apo duke përdorur ndonjë opsion tjetër. Meta shkroi për këtë kaos në dhjetor, por atëherë, as NP Parkingu i qytetit dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk iu përgjigjën pyetjeve tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button