RMV, është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimin e racionit të studentëve

Pagesat e mjeteve në  bazë të bursave për nxënës dhe studentë për përfituesit e rinj dhe ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor  2022-2023 në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa  mujore, ndërsa studentët 6 bursa mujore.  Përfituesve aktual  u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars, njoftoi MASh, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar  të mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i  kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve dhe studentëve të parapara përfundimisht me muajin vijues

“Njëkohësisht rikujtojmë se me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës  dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë Marrëveshje aktive për shfrytëzimin  e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht  identike me shumat  që i marrin bursistët  e rinj. Për të ushtruar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet të dorëzohet  Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe të nënshkruar (në tre ekzemplarë) për bursën përkatëse”, thonë nga MASh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button