Grubi tregoi se si është vrarë polici shqiptar në rastin e “Kumanovës”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, mbrëmë në emisionin “Debat Plus” ka ndarë detaje për ndodhitë e rastit “Kumanova”, i cili asokohe ishte deputet i BDI-së. Ai, me autorizim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka biseduar vazhdimisht me grupin, derisa po zhvilloheshin luftimet. Grubi tha se polici shqiptar është vrarë gjatë dorëzimit, ndërkaq sot e kësaj dite nuk e kupton motivin e rastit  njofton Portalb.mk.

“Unë kam qenë deputet asokohe, me kërkesë të komunitetit ndërkombëtar vendosmë kontakt me grupin e Kumanovës gjatë luftimeve dhe me kërkesën e tyre në telefonatë, pasi kishin biseduar me zotëri Ahmetin, pastaj u transferuan në biseda me mua kërkuan që të dorëzohen. U dorëzuan një grup shumë i madh prej tyre dhe u dorëzuan pa u munguar asnjë gjë sepse kishte frikë mos ekzekutohen dhe ne kishim thjeshtë mosbesim ndaj forcave policore asokohe se mund të ndodh ndonjë incident dhe ja në besën tonë po që se kërkohej që të largohen sepse ishte absolutisht e papranueshme”, tha Grubi.

Ai shtoi se u respektua kjo pjesë e marrëveshjes nga të dyja palët.

“Për fat të keq një grup i vogël për të cilin nuk kishin dijeni, kishin vendosur të mos dorëzohen, por pas disa orësh vazhdoi luftimet me Policinë e Maqedonisë”, shtoi Grubi.

Me çrast, në mënyrë shumë tragjike dhe fatkeqe u vra edhe polici shqiptar nga Shkupi nga i cili kërkohej nga grupi që të dorëzohen vetë dhe u ekzekutua në prag të shtëpisë ku duhej të dorëzohen.

Policët e vrarë të Maqedonisë së Veriut në rastin "Lagjja e Trimave - Kumanova"
Policët e vrarë të Maqedonisë së Veriut në rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”

Gazetari: ata e kërkuan një polic shqiptar për t’u dorëzuar në besë.

Grubi: Po, për arsye se ishin të plagosur dhe kërkuan që të dorëzohen dhe kur i pyetëm se pse nuk u dorëzuat me grupin tjetër, nuk kishin ndonjë arsyetim për ta shpjeguar këtë.

Grubi shpjegoi se në mënyrë shumë tragjike dhe fatkeqe u vra edhe polici shqiptar nga Shkupi [Isamedin Osmani].

“Kërkuan pastaj sërish që të bëhet një dorëzim. Atëherë ishte bërë natë, errësirë dhe për arsye të mosnjohjes së gjuhës, një polic shqiptar iu është afruar për ta realizuar dorëzimin dhe gjatë atij procesi të dorëzimit u ekzekutua polici shqiptar”, shtoi Grubi.

Në lidhje me rastin, Grubi tha se “sot e kësaj dite nuk mund ta kuptoj arsyen se pse ndodhi, kush e nxiti, kush e porositi, kush e orkestroi, kush e instrumentalizoi”.

Zëvendëskryeministri deklaroi se mendon që individë të caktuar të Agjencisë për Zbulim, asokohe kanë nxitur incidentit, ashtu sikur edhe rastet tjera kontestuese, për t’u shërbyer interesave të huaja. I Pyetur nga gazetari nëse bëhet fjalë për ndikim rus, Grubi tha po.

“Mendoj se këtu kishte nxitje shumë të madhe, në veçanti nga institucioni për zbulim i shtetit, ndoshta jo si institucion, por individë prej institucionit, i cili ndoshta, ishte i prirur të bashkëpunon edhe me ndonjë frymë lindore, e cila dëshironte të krijojë vatra destabiliziteti në gjithë Ballkanin Perëndimor, [ndikim rus] në veçanti e cila është shumë e brishtë për shkak karakterit multietnik, multifetar, multuikulturor, e cila mund të komplikohet shumë shpejtë dhe shumë lehtë”, tha Grubi.

Ai shtoi se po të njëjtat këto adresa të cilat nxitën Lagjen e Trimave, rastin e Kumanovës, janë të përziera edhe në rastin “Alfa”, “Monstra” dhe sulmin dhunshëm të “27 Prillit” në Kuvend.

“Fatmirësisht këto struktura nuk janë në Agjencinë për Zbulim për arsye se janë përjashtuar, por presim nga Prokuroria kundër Krim të Organizuar dhe Korrupsionit që të nis procedurën dhe ta hetojë rastin e Kumanovës sepse jemi jetësisht të interesuar për ta ditur motivin dhe porositësin e kësaj ngjarje”, shtoi Grubi.

Sot e kësaj dite nuk arrij dot ta kuptoj motivin.

U respektua kjo pjesë e marrëveshjes nga të dyja palët edhe OSBE dhe autoritete tjera të komunitetit ndërkombëtar, u dorëzuan. Për fat të keq një grup i vogël për të cilin nuk kishin dijeni, kishin vendosur të mos dorëzohen, por pas disa orësh vazhdoi luftimet me Policinë e Maqedonisë.

Me ç’rast, në mënyrë shumë tragjike dhe fatkeqe u vra edhe polici shqiptar nga Shkupi nga i cili kërkohej nga grupi që të dorëzohen vetë dhe u ekzekutua në prag të shtëpisë ku duhej të dorëzohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button