DIKTUME: “MËSOVA” (II)

Termi diktum (dictum, shkurtesë nga lat. obiter dictum), që daton nga shekulli 16, nënkupton diçka të thënë, prononcime formale, qëndrime që shprehin një të vërtetë universalisht të njohur, një këshillë të përgjithshme. Shimshek-u në pjesën e fundit të librit të vet përmes shprehjeve fine e delikate jep këshilla të thella, leksione të jetës. Na mëson që të mos vendosim si objektiv vetëm monetaren, vetëm dimensionin material, se çdo njeri duhet pasur shok, se dallimet dhe relativizmi në qëndrime, polemikat janë realitet dhe pjesë e jetës, se duhet të bëhemi vesh e të dëgjojmë rrëfimet e të tjerëve sepse kanë ndikim në psikologjinë tonë, se kredencializmi është sëmundje sociale, se sprovat janë mundësi, se duhet të përkujdesemi për dashurinë, ta çmojmë dhe ta kultivojmë atë.

Në vazhdim po japim pjesën e dytë të diktumeve në fjalë:

 

Mësova

 

se paraja është një sukses shumë i lirë.

 

se me shokun më të mirë s’ka çast shqetësues.

 

se disa njerëz që ti mendon se po u rrëzove të shkelmojnë

të zgjasin dorën, të ndihmojnë.

 

se dy njerëz, ndonëse të njëjtën gjë shikojnë,

dy gjëra krejt të ndryshme përftojnë.

 

se rënia në dashuri ka lloje

edhe përjetimet e saj janë të ndryshme soje.

 

se vetëm të sinqertët me veten

i dalin mbanë me jetën.

 

se njerëz që nuk i njeh aspak

mund të ta ndryshojnë jetën për një çast.

 

se rrëfimet e qetësojnë shpirtin.

 

se diplomat e varura në shtëpi

nuk e bëjnë njeriun njeri

 

se fjalës Dashuri

i vdiret domethënia kur e përdor pa një pa dy.

 

se është e vështirë të gjesh se cili kufi

i ruan e i mbron bindjet e njeriut që ke përbri.

 

se mes miqve të vërtetë s’mund të ketë çarje

ashtu si dashuritë e sinqerta që nuk njohin ndarje.

 

se përvoja nuk ka lidhje me vitet që ke jetuar

por me gjërat që ke përjetuar.

 

se familja nuk është pranë njeriut gjithmonë;

dashurinë mund ta marrësh edhe nga ata që pranë teje kalojnë.

 

se sado i afërt të jesh me dikë

nganjëherë pa shqetësime nuk të lë.

Fale atë!

 

se ndonjëherë nuk mjafton vetëm tjetrin të falësh,

edhe nga fajësimi i vetes duhet të ndalesh.

 

se sado i dërrmuar të jesh,

bota sërish pranë teje do jetë.

 

se kushtet mund të kenë ndikuar mbi identitetin tonë

por ne mbetemi përgjegjës gjithmonë.

 

se kur dy veta debatojnë,

nuk do të thotë se njëri-tjetrin s’e respektojnë.

por edhe kur nuk debatojnë,

s’do të thotë se dashuri çojnë.

 

se çdo hall fsheh një mundësi,

se ai është vetëm një xhuxh karshi asaj që mund të vijë.

 

se nëse dashurinë shpejt e humb,

pendimi do të jetë i rëndë plumb.”

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button