Një i vdekur dhe 8 të plagosur nga një shpërthim bombe në ndarjen e çmimeve për gazetarë në veri të Afganistanit

Të paktën një person u vra dhe tetë të tjerë, përfshirë gazetarë, u plagosën në një shpërthim bombe sot në qytetin Mazar-e-Sharif në veri të Afganistanit, që ka qenë shënjestër e një sulmi vetëvrasës dhe vrasjeve të shumta ditët e fundit, raporton Anadolu.

Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi në mëngjes në një aktivitet në Mazar-e-Sharif, kryeqytetin e provincës Balkh, ku do të nderoheshin gazetarë.

“Deri më tani, një person është vrarë dhe tetë të tjerë, përfshirë pesë gazetarë, janë plagosur”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdul Nafay Takor.

Ai ka shtuar se bomba me sa duket ishte vendosur përpara ngjarjes në Qendrën Kulturore Tabyan.

Ky ishte shpërthimi i dytë brenda tri ditësh pas një sulmi vetëvrasës në Mazar-e-Sharif të enjten që la të vdekur tre persona, duke përfshirë një figurë të shquar talebane dhe guvernatorin e Balkhut, Mullah Muhammad Dawood Muzammil.

Në të njëjtin qytet, të mërkurën, forcat talebane kryen një operacion kundër disa njerëzve që ata pretenduan se ishin të përfshirë në rrëmbime, i cili rezultoi në të paktën tetë viktima.

“Forcat tona të sigurisë kryen një operacion në Mazar-e-Sharif dhe eliminuan tetë rrëmbyes. Rrëmbyesit u eliminuan pasi treguan rezistencë të armatosur”, citohet nga Tolo News të ketë thënë Takor.

Megjithatë, të afërmit e të vdekurve protestuan jashtë zyrës së misionit UNAMA sot, duke akuzuar talebanët për vrasje të njerëzve të pafajshëm.

Protestuesit pretenduan se të afërmit e tyre punonin në sektorin privat dhe nuk kishin lidhje me ndonjë incident rrëmbimi.

“Dua drejtësi. Kushdo që ka dhënë informacion të rremë duhet të merret në pyetje se pse e ka bërë këtë”, ka thënë Samandar, një anëtar i familjes së viktimave, sipas transmetuesit afgan.

“Ata janë përgjegjës për përgjigjet e tyre. Si është e mundur që kanë qëlluar në drejtim të tyre, pse këta të rinj u martirizuan kur nuk kanë bërë asgjë të keqe?”, ka thënë Abdul Baqit, i afërm tjetër viktime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button