Kolapsoi një prej emrave më të njohur të industrisë kripto

Silvergate Bank, një prej emrave më të njohur të industrisë kripto, njoftoi mbylljen dhe rikthimin e depozitave. Përmes një njoftimi për shtyp, kompania Silvergate Capital Corporation, tha se ka marrë vendimin për të mbyllur aktivitetin pas zhvillimeve të fundit të industrisë, raporton PCW.

Prej kohësh kompania është vënë në vështirësi së bashku me disa prej klientëve të saj të profilit të lartë FTX dhe Genesis. Në Janar, gjatë një raporti financiar, zbuloi se kishte humbur 1 miliardë dollarë në një tre mujor të vetëm pasi konsumatorët tërhoqën 8.1 miliardë dollarë.

Shqetësimet rreth asaj çfarë po ndodh në hapësirën kripto janë shtuar sidomos pas kolapsit të Silvergate se ku kompanitë do të tërheqin paratë e tyre.

Një shqetësim i madh është se në këtë industri do të përfshihen më pak institucione financiare të cilat operojnë sipas ligjit duke shtuar rrezikun për të gjithë palët e përfshira.

Kompania gjithashtu mbylli Silvergate Exchange Network, ku bursat e kriptomonedhave si Coinbase, Gemini dhe Kraken zhvendosin paratë e tyre mes njëri-tjetrit dhe institucioneve të tjera.

Coinbase, Crypto.com dhe Paxos kishin filluar të distancohen prej bankës. Madje edhe stablecoin-i Tether u distancua prej institucionit. Lista e aleatëve ishte ngushtuar dhe autoritetet po e vinin nën presion për rolin në kolapsin e FTX.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button