Sot do të mbeten pa ujë disa pjesë të Shkupit, përfshirë Çairin dhe Butelin

Për shkak të ndërrimit të valvulavedhe kyçjes së ujësjellësit, sot ndërprerje në furnizim me ujë do të kenë disa pjesë të Shkupit, njofton Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) në bazë të njoftimeve të marra nga NP Shkup “Ujësjellësi dhe kanalizime”, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftim, për shkak të problemit teknik me valvulën f-600 mm në stacionin e pompimit në Gazi Babë, mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në vendbanimet Çair, Fushë Tophane, Shkup Veri, Butel 2, si dhe në zonën e lartë në Hekuranë dhe Autokomandë. Punimet do të nisin në orën 09:00.

Ndërprerje me ujë nga ora 09:00 do të kenë një pjesë e përdoruesve të bulevardit “ASNOM” nga numrat 4 deri në 20, për shkak të ndërrimit të valvulave (rrëshqitës) F80 milimetra në objektin numër 12 në bulevardin e pëërmendur. Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në eliminimin e defektit.

Për shkak të stopimit të një gypi të vjetër të ujit f5/4” në rrugën “11 Tetori” bb (sheshi), ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e City Gallery në Qendër. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizime” njoftoi gjithashtu se për shkak të vendosjes së kyçjes në rrugën Juri Gagarin numër 28, do të ketë ndërprerje në furnizimin me ujë të përdoruesve nga 4 dhe 6 të kësaj rruge në lagjen Kozle. Furnizimi me ujë do të ndërpritet në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të shërbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button