Lloga: Pa mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, nuk mund të ketë veting

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, thotë se ka filluar konsultimet me faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë për modalitetet e mundshme të vetingut. Në një intervistë për “Programi 200” në Alsat-M, ai zbuloi se në takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, ka shprehur qëndrimin e tij se vendit nuk i duhet një zhgënjim i qytetarëve siç ndodhi me ish Prokurorinë Speciale Publike. Nëse nuk ka mbështetje nga BE dhe SHBA, ministri Lloga tha se nuk mund të ketë proces të vetingut. 

“Domethënë Maqedonisë më së paku i duhet edhe një zhgënjim më i madh nga ai që ka ndodhur. Ne jemi në fazën e kontakteve dhe shkëmbimit të mendimeve, atë që u përmenda më parë, do të zgjidhet modaliteti se si do t’i futemi këtij procesi. Në rast se nuk kemi inkuadrim të drejtpërdrejtë të BE-së, me këshilltarë të përhershëm në kuptimin e instrumentit që duhet të na ndihmojnë dhe inkuadrimit të SHBA-së, që të rritet besueshmëria në këtë proces atëherë vetingu besoj nuk na duhet. Ose do ti futemi një procesi të mirëfilltë i cili do ta arsyetojë besueshmërinë edhe ndaj meje dhe ministrisë edhe besueshmërisë së publikut ose nuk ja vlen të futemi aspak”, deklaroi ministri Lloga.

Ai shtoi se Ambasadori i BE-së ka shprehur gatishmërinë që të kyçen drejtpërdrejtë në këtë proces, ndërsa kujtoi se edhe ambasadorja e SHBA-ve ka treguar interes të veçantë për të njëjtin.

Ndryshe, pavarësisht se u premtua se procesi i pastrimit të gjyqësorit do të filloi prej janarit të vitit 2021, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 6 prill 2021 i ka krijuar komisionet për kontroll dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave.

Reformat në gjyqësor janë ndër parimet kryesore të Qeverisë, para se gjithash për qytetarët e saj, por edhe për procesin eurintegrues. Gjatë periudhës së kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë

Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button