Më 16 mars do të mbahet debati për të rinjtë “Digjitalizimi në arsim”

Të enjten e ardhshme, më 16 mars, me fillim nga ora 18:00, në “Dhomën publike” në Shkup do të mbahet debati për të rinj “Digjitalizimi në arsim”, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Në këtë aktivitet do të diskutohen mundësitë dhe sfidat që sjell digjitalizimi i arsimit dhe nëse dhe në çfarë mase sistemi arsimor në vend është gati për transformim digjital. Folës në aktivitet do të jenë nxënës të shkollave të mesme, studentë, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shtetërore.

Cilat mjete dhe shërbime elektronike përdoren në arsimin e mesëm dhe çfarë në arsimin e lartë? A janë mësuesit, nxënësit dhe prindërit në përgjithësi të gatshëm për transformimin digjital të arsimit? A ka shteti një strategji dhe cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sistemi kur bëhet fjalë për digjitalizimin e shërbimeve dhe programeve arsimore, janë disa nga pyetjet që do të t’u jepet përgjigje në debat.

Ngjarja është e tipit të hapur dhe pritet të marrin pjesë të rinj. Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të plotësojnë formularin e regjistrimit të disponueshëm në këtë link.

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA” i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe projekti “Lajme të besueshme për të rinjtë e fuqizuar” financuar nga Ambasada Britanike në Shkupi.

Emrat e folësve dhe informacionet e detajuara do të postohen në eventin e krijuar në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button