Inspektorati ka kryer mbi 400 kontrolle, raportoi që varësisht nga masa dhe qytetet çmimi i bukës është prej 25 deri 33 denarë

Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë për bukën me masë 450 gram, Inspektorati Shtetëror i Tregut raportoi se ka kryer kontrolle në 400 subjekte që merren me këtë aktivitet, transmeton Portalb.mk.

“Dje dhe sot janë kryer kontrolle në mbi 400 subjekte ekonomike në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, nga kontrollet, u konfirmua se në përgjithësi buka shitet në përputhje me vendimin e Qeverisë, respektohet çmimi i ngrirë prej 33 denarëve. Çmimi i bukës në varësi nga masa dhe në varësi nga qytetet ku shitet, lëviz nga 25 deri 33 denarë”, raportoi Inspektorati.

Inspektorati paralajmëroi që edhe në vazhdim do të kryen kontrolle në përputhje me vendimin e Qeverisë, duke theksuar që do të ketë sanksione për ata që nuk e respektojnë vendimin.

Qeveria dy ditë më parë mori vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, të prerë në copa ose të plota, për 33 denarë për bukë 450 gram e më tepër, ndërsa për bukën me peshë nën 450 gram, është përcaktuar çmimi maksimal deri në 33 denarë për bukë, varësisht nga pesha. Megjithatë, disa prodhues u revoltuan dhe vendosën të mos prodhonin bukë.

Dje në mëngjes, marketet në Shkup nuk kanë marrë bukë nga prodhuesit kryesorë të këtij produkti bazë ushqimor. Prodhuesit e mëdhenj të bukës, si “Zhito Luks”, “Uni Luks”, furra “Dime” dhe fabrika të tjera, dje nuk kishin dorëzuar bukë dhe gjysmë bukë të bardhë në dyqane.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha pardje tha se çmimi i bukës është ngrirë për shkak se kompanitë nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë përkundër masave anti-krizë të Qeverisë. Gjithashtu, qeveria hoqi çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike.

“Masat antikrizë i morëm për të siguruar një vjeshtë dhe dimër të qetë dhe të parashikueshëm për qytetarët dhe kompanitë gjatë krizës energjetike. Kompanitë kanë marrë çmim më të ulët se berza të energjisë elektrike përmes EMV. Ka kaluar mjaft kohë nga pakoja e fundit e masave që çmimet të harmonizohen. Nga kontrollet e Inspektoratit të Tregut rezultoi se ndonëse kompanitë marrin energji elektrike të subvencionuar, çmimet nuk u ulën apo i ulën shumë pak. Nuk do të lejoj rritje të pajustifikuara të çmimeve. Prandaj në seancën e sotme e anuluam këtë masë. Prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të furnizohen me energji elektrike në përputhje me Ligjin për Energji dhe rregullat për furnizim me energji elektrike”, tha Kovaçevski pas seancës së qeverisë.

Qeveria vendosi për këtë hap pasi analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe shërbimeve të inspektimit rezultuan se kishte keqpërdorime me çmimet.

Pas njoftimit për ngrirjen e çmimit të bukës, industria e furrës tha se fillimisht do të presin publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button