Këshilli i OKB-së diskutoi rreth shkeljes së të drejtave të njeriut nga Rusia në Ukrainë

Shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut në Ukrainë ishte në qendër të diskutimeve të punimeve të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, që nisi sot në Gjenevë. Komisioneri i Lartë i i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriout, Volket Turk dënoi atë që e cilësoi sulm të pakuptimtë të Rusisë ndaj Ukrainës duke ngritur shqetësimin për shtypjen e të drejtave, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave. Gjatë punimeve të Këshillit, vendet anëtare synojnë të forcojnë hetimin e krimeve të dyshuara nga Moska gjatë agresionit ndaj Ukrainës, raporton VOA.

Komisioneri i Lartë i i Kombeve të Bashkuara Volker Turk dënoi sulmin e pakuptimtë të Rusisë ndaj Ukrainës, në nisje të punimeve të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Gjatë punimeve vendet anëtare synojnë të forcojnë hetimin e krimeve të dyshuara nga Moska gjatë sulmit në Ukrainë si edhe të ngrenë çështjen e trajtimit të ujgurëve myslimanë nga Kina.

Fjalimi i zotit Work ishte i pari ndër radhët e fjalimeve që pritet të mbahen në këshillin me 47 vende anëtare. Komisioneri i Lartë tha se të drejtat e njeriut po shkeleshin madje edhe po shtypeshin, duke përmendur si shembull sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Sot të gjithë e dimë mire se shtypja e të drejtave, njësoj si në të shkuarën, mund të ndodhë përsëri, në forma të ndryshme. Mund të kthehet autoritarizmi i vjetër, me forcën mbytëse të patriarkatit, autoritarizmi që kufizon liritë në shkallë të gjërë. Mund të kthehen sulmet shkatërruese të një epoke që tashmë i ka ikur koha, me pasoja në mbarë botën, siç po ndodh në Europë, me sulmin e pakuptimtë të Rusisë ndaj Ukrainës. Shumë arritje që ishin bërë në respektimin e të drejtave të njeriut po shkelen ose në disa raste po shtypen, dukshëm ndaj vajzave dhe grave, ndaj lirive që gëzoheshin në kohë paqeje dhe përmes një zhvillimi të qendrueshëm. Lista e shkeljeve është e gjatë”, tha Volker Turk, Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se gjatë luftës janë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Gjatë sulmi të Rusisë ndaj Ukrainë janë kryer shkeljet më të rënda ndaj të drejtave të njeriut deri në ditët e sotme. Lufta ka shkaktuar viktima, shkatërrime dhe zhvendosje. Sulmet ndaj qytetarëve dhe infrastrukturës civile kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh dhe vuajtje të tmerrshme. Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar dhjetra raste të dhunës seksuale ndaj burrave, grave dhe vajzave. Janë kryer shkelje serioze ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut për të burgosurit e luftës. Janë dokumentuar qindra raste të zhdukjes apo burgosjes arbitrare të civilëve”, tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Gjatë punimeve të Këshillit, të cilat mbyllen në 4 prill, shumë shtete do të kërkojnë të zgjasin mandatin e organizmit hetues të OKB-së, të ngritur për hetimin e krimeve në Ukrainë.

Kievi, i cili ka bërë thirrje për ngritjen e një gjykate të posaçme për hetimin e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë rusë gjatë sulmit, ka deklaruar se organizmi hetues është jetik për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera.

Ukraina dhe aleatët e saj janë të zemëruar për pjesëmarrjen në Këshill të zëvendës ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Ryabkov, i cili do të mbajë fjalimin të enjten. Kjo do të jetë hera e parë që një zyrtar rus ndjek personalisht punimet e Këshillit që prej nisjes së sulmit, një vit më parë.

Rusia, e cila mohon të ketë kryer krime apo të ketë pasur si objektivë civilët gjatë sulmit, u pezullua nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në prill të vitit të shkuar, pas nisjes së sulmit ndaj Ukrainës, por mund të marrë pjesë e tij si vëzhgues.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut me seli në Gjenevë është organizmi i vetëm i përbërë nga qeveritë për mbrojtjen e të drejave të njeriut. Këshilli nuk ka fuqi ligjore, por diskutimet e tij nxisin shqyrtime apo hetime mbi çështje të caktuara, që mundësojnë dëshmi dhe fakte për gjykatat kombëtare dhe ndërkombetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button